Rruga e humbur
Rruga e humbur është lojë argëtuese por edhe sfiduese për fëmijën. Zhvillon aftësitë për zgjidhjen e problemeve, koordinimin dhe logjikën.
Loja luhet në ambient të jashtëm sepse kërkohet një hapësirë më e madhe për lojën. Në fillim vizatohet një rrugë e vetme me shumë lakore. Fëmija duhet të ecë nëpër vijë deri te mbarimi i rrugës. Është mirë të përdoren shkumësa me ngjyra sepse është më atraktive për fëmijën, por mundet edhe vetëm me shkumës të bardhë. Pas kalimit nëpër vijën e parë vizatohet vija e dytë me një ngjyrë tjetër duke prerë vijën tjetër në disa vende. Kështu mund të vizatohen dy-tri apo katër dhe disa lakore.
Më e mira e lojës do të ishte kur luhet me më shumë fëmijë.