Aktiviteti – Vera- shkronja V

Për aktivitetin e sotëm nevojiten lapsa me ngjyra, gërshërë, fletë e bardhë dhe gazeta apo revista të vjetra. Duke qenë se tema e javës lidhet me verën, do të punoni së bashku me fëmijën shkronjën V të cilën do ta zbukuroni me frutat e verës. Nëse mundeni të gjeni fruta nëpër revista I preni me gërshërë dhe I ngjisni përgjatë krahëve të shkronjës V. Nëse jo mund të vizatoni bashkë me fëmijën, fruta, numra, objekte të cilat e zbukurojnë shkronjën.  Gjatë kohës që ngjitet apo vizatohen objektet e ndryshme, ju diskutoni me fëmijën pse e pëlqejnë verën.  Ju duhet t’i ndihmoni fëmijët duke treguar storie nga pushimet tuaja, apo edhe aktivitete të ndryshme që keni bërë kur keni qenë të vegjël.

Gjithashtu, ju mund të përdorni perimet e verës për të shkruar fjalën  VERA.  Gjithashtu, duke I treguar fëmijës fjalën ai/ajo mund të zgjedhë edhe objekte nga shtëpia për ta realizuar fjalën Vera.