Luaj e pastroj

Sot do të bëjmë pak rrëmujë, por ju sigurojmë se fëmijët do të luajnë, do të kënaqen e do të mësojnë shumë.

Shtroni në tavolinë ose në dysheme një letër të bardhë apo një çarçaf të vjetër. Hidhni në të  pika të ngjyrave të ujit dhe jepini fëmijës mjetin që përdoret për t’i trembur mizat  [sikurse në foto]. Lejojeni fëmijën që të luajë me to e të kënaqet.

Ju mund ta bëni këtë edhe duke e ngjitur një letër apo një çarçaf të vjetër në mur. Vendosni në një pjatë ngjyrat e ujit dhe fëmija vetë e ngjyen mjetin që përdoret për të trembur miza e pastaj me të krijon në letrën/çarçafin e varur çfarëdo që ai/ajo  dëshiron.

Po ashtu, sot ju mund t’i varni disa mjete të kuzhinës e t’i jepni fëmijës në dorë një lugë druri. Përgatituni të dëgjoni muzikë me dhe pa ritëm! J

Në disa kuti kartoni ju mund të hapni vrima të ndryshme e të kërkoni nga fëmija që në këto kuti të vendosë objekte, lodra apo materiale të ndryshme.

Në fund të të gjitha këtyre aktiviteteve, përfshijeni fëmijën në pastrimin e ambientit të lojës.