Loja me shishe

Mbushni disa prej shisheve plastike që keni në shtëpi me materiale të ndryshme si ujë, vaj, qumësht, guralecë, misër, pambuk, ujë me sapun etj.

Luani brenda ose jashtë në natyrë.

Ofrojani fëmijës secilën prej tyre dhe lejojeni të eksplorojë çfarë ka, çfarë zhurme bën, sa e rëndë është etj.  Bisedoni me të kur fëmija e tund apo përpiqet ta fusë në gojë.

Lejojeni fëmijën ti shtyjë me këmbë këto shishe të mbushura nëpër të gjithë dhomën.

Ju mund ti vendosni në fund të dhomës dhe i ofroni fëmijës një top ose një shishe tjetër dhe i tregoni që mund ti godasë me to e ti rrëzojë. Le ta provojë këtë disa here.

Ju mund ti ofroni edhe disa rrathë e më pas fëmija të përpiqet ti fusë në këto shishe, në fillim ulet afër tyre e më pas duke u larguar.