Si të kontrollojmë erën

Ky është një aktivitet i cili realizohet me qëllim që fëmijët të kuptojnë drejtimet e erës dhe me këtë rast prezantojmë kuptimin e busullës e cila përdoret për të treguar drejtimin. Do të ishte e preferueshme që fillimisht prindi ti tregojë fëmijës se si jeni orientuarnë mal kur keni qenë të vegjël. Nëse nuk jeni të informuar ju si prind mund të pyesni persona të moshuar rreth jush, të cilët kanë përdorur drurët e prerë apo drejtimin e degëve të pemës për tu orientuar në pyll. Pas kësaj duke përdorur një gotë plastike me kapak, ndonjeë kuti të pijes të përfunduar apo kuti qumështi të mbaruar, ndërtoni bashkë me fëmijën një matës të erës. Për matësin mund të përdorni laps, pipa të lëngjeve si dhe letër me ngjyrë ose të bardhë. Për të krijuar matësin, ju mund të përdorni çfarëdo materiali që ju duket i përshtatshëm në shtëpi. Ju mund të përdorni foton për të nxitur fëmijën, dhe më pas e inkurajoni që të përzgjedhë vetë materialet për ta krijuar këtë matës të erës. Me ndihmën tuaj vendosni edhe orientimet [Veri, Jug, Perëndim dhe Lindje]

Pasi fëmija ta ketë përfunduar, e vendosni në një vend të dukshëm ku fëmija mund të vëzhgojë shpejtësinë e erës.  Gjatë këtij aktiviteti mund të flisni me fëmijën edhe për dobitë e erës.