Kap balona me kaush

Kjo lojë ndihmon zhvillimin e koordinimit sy-dorë.

Merret një letër kartoni me qëllim që t’i ngjajë kaushit të akullores dhe të jetë më e fortë gjatë përdorimit  në lojë. Vizatohet  një rreth në të. Pritet në vijën e rrethit (nëse fëmija nuk mundet, kërkon ndihmë nga i rrituri pranë). Ndahet në katër pjesë duke e prerë me gërshërë. Fëmija vizaton vijat me vizore të një kaushi sepse pjesët e tjera ishin vetëm për të parë se si mund të fitohet forma e kaushit.  Kaushi ngjitet me ngjitës, me kapëse letrash apo edhe mund të qepet me penj nga fëmija (ose me ndihmën e një të rrituri).

Fryhet tullumbacja/balloni dhe vendoset në kaushin e përgatitur. Loja luhet duke e hedhur dhe pritur ballonin me kaush. Nëse ka më shumë fëmijë loja është më interesante sepse do të numërojnë se sa herë kanë pritur balonin në kaush pa rënë poshtë. Ne rekomandojmë që loja të luhet jashtë në natyrë, në ajër të pastër.