Ushqejmë peshkun
Pasi fëmijët të kenë luajtur jashtë në natyrë bashkë me fëmijët e tjerë, ju sot mund t’i angazhoni ata në lojën Ushqejmë peshkun apo kafshën e preferuar.
Për këtë do t’ju duhen disa qese pa ngjyrë dhe materiale të vogla që do të jenë ushqimi i peshkut apo I kafshës së preferuar.
Vizatoni mbi qesen e tejdukshme formën e një peshku, apo formën e milingonës, formën e një zogu apo çfarëdo që fëmija juaj pëlqen më shumë. Vendosni brenda në qese ushqimin e tyre, që mund të jenë objekte të vogla të tilla si kokrra të fasules, toptha prej letre, bërthamat e frutave që fëmija ka ngrënë [bërthama qershie, pjeshke etj.]. Mbusheni qesen me pak ujë ose me pak xhelatinë dhe mbylleni sigurt.
Tregojini fëmijës që duhet të ushqejë peshkun ose kafshën e tij/saj të preferuar dhe lejojeni ta bëjë atë për aq kohë sa ka interes. Përgëzojeni sepse po kujdeset për peshkun apo kafshën.