Higjiena para dhe pas ushqimit
Materialet dhe mjetet: letër dhe laps, ose fotografi të printuara
Zhvillimi i aktivitetit: Bisedoni me fëmijën se si është e rëndësishme që të pastrohen duart mirë përpara dhe pas ngrënies. Vizatoni në një letër apo printoni disa fotografi si më poshtë të cilat tregojnë sekuencën e higjienës përpara ngrënies.
Prisni fotografitë dhe kërkoni fëmijës t’i vendosë veprimet me radhë. P.sh. fillimisht e hedhim sapunin, fërkojmë duart, shpërlajmë e kështu me radhë.