Gjethet mbuluan tokën

Rezultati i pritur: Fëmija klasifikon gjethet sipas ngjyrës.

Materialet dhe mjetet: gjethe të ndryshme, penj me ngjyra të ndryshme për të formuar rrethin e bashkësisë, p.sh.:  

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën dilni në oborr apo në parkun më të afërt ku mund të mblidhen gjethet e rëna. Gjethet mblidhen prej të gjitha ngjyrave që gjenden në tokë. Më pas pyetni fëmijën se çfarë ngjyre kanë gjethet e grumbulluara? Cilat janë të njëjta sipas ngjyrës?

Diku në tokë në hapësirat e parkut, me penj apo litar të ndryshëm, apo edhe një degë druri të hollë që gjendet në tokë, e marrim për të formuar vargun ku do të vendosen gjethet me ngjyra të njëjta. Gjatë klasifikimit të gjetheve sipas ngjyrës, lejoni fëmijën të zgjedhe si t’i radhisë gjethet në degën e hollë, do t’i klasifikojë apo mendon t’i radhisë me kreativitetin e vet (në këtë grupmoshë duhet të shkojmë me sa më pak udhëzime direktive në aktivitet, hapësira maksimale duhet t’i jepet fëmijës për të krijuar ide, prindi mjafton ta drejtojë materialin dhe temën për atë ditë, gjithë tjerat të jenë pjesë e kreativitetit të fëmijës).

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.