Flamuri sensorik

Materialet dhe mjetet: rruaza të kuqe ose topa të vegjël të kuq, fasule të zeza ose kopsa të zeza.

Zhvillimi i aktivitetit: Në një qese që mbyllet mirë vendosni shumë rruaza të kuqe ose topa të vegjël të kuq dhe disa të zinj [mund të vendosni edhe kopsa të zeza të mëdha ose fasule të zeza, etj]. Mbusheni qesen me pak ujë dhe lejojeni fëmijën të luajë me të.