Fjolla bore në kuti

Materialet dhe mjetet: kapakë të kavanozëve, një kuti.

Zhvillimi i aktivitetit: Në disa kapakë të kavanozëve ose në disa letra rrumbullake prej kartoni, vizatoni disa fjolla bore dhe shpërndani në dysheme. Vendosni diku në dysheme një kuti të hapur ose një kuti me kapak sikurse në foto. Stimulojeni fëmijën që t’i marrë fjollat e borës dhe t’i hedhë në kuti. Mos e ndihmoni, le të përpiqet t’i mbledhë vetë fjollat e borës, qoftë duke u zvarritur apo duke ecur. Prisni me durim, që edhe t’i fusë/hedhë vetë në kuti dhe motivojeni deri sa ta përfundojë lojën e më pas përgëzojeni.