Materialet e nevojshme: Gurë, gjethe të madhësive të ndryshme, lëvozhga druri ose ndonjë material të cilin e gjejnë në natyrë, ngjyra uji ose shkumës me ngjyra.
Pjesa e parë kalohet duke eksploruar mjedisin në natyrë për të mbledhur materiale të cilat mund të ngjyrosen. Gjatë eksplorimit diskutohet me fëmijët rreth emocioneve. Fëmijës mund t’i nevojitet që t’i demonstrohet çka është emocioni dhe kur shfaqet, që dhe fëmija ta ketë më të lehtë t’i identifikojë ato, si dhe t’i lidhi me situata të ndryshme. Nëse fëmija nuk arrin t’i identifikojë, atëherë aktiviteti mund të realizohet edhe duke përdorur tokën apo rrugën (p.sh. fëmija i vizaton në tokë me shkop ose me shkumës aty ku është e mundur).
Pastaj ftohet fëmija që t’i vizatojë disa emocione bazike, sigurisht duke pasur edhe ndihmën e prindit. Në fund të gjitha emocionet ekspozohen në një kënd dhe komentohen nga fëmija. Fytyrat sipas emocioneve mund të bëhen në gurë, gjethe, etj. Fëmija mund t’i përshkruaj edhe anëtarët e familjes kur i kanë shfaqur ato emocione. Kjo do ta bënte edhe më emocionale këtë eksperiencë, pasi fëmija mund t’i imitojë anëtarët e familjes sipas emocioneve që i ka identifikuar.