Materialet e nevojshme: Nuk duhen materiale

Zhvillimi i aktivitetit: Kjo lojë ka për qëllim ta aktivizojë kujdesin e fëmijës dhe aftësinë për t’i arritur gjërat më shpejtë. Loja fillon me një muzikë të thjeshtë dhe të shpejtë, duke vallëzuar bashkë me prindin, dhe në momentin që prindi e ndal muzikën, prindërit dhe fëmijët duhet ta prekin një objekt druri. Çdo herë që fillon muzika, ata e lëshojnë objektin nga druri dhe vazhdojnë duke vallëzuar me shumë veprime të ndryshme, e sapo ndalet muzika nuk kanë të drejtë të kthehen tek objekti i njëjtë i drurit për ta prekur, por duhet të vazhdojnë ta gjejnë një objekt tjetër të drurit. Kjo lojë i bën fëmijët të gjindshëm dhe të shpejtë dhe t’i kuptojnë më mirë dallimet mes materialeve të ndryshme.