Byzylykë natyre

Materialet dhe mjetet: ngjitës, materiale të natyrës.

Zhvillimi i aktivitetit: Shfrytëzojeni kohën në natyrë për të bërë diçka kreative së bashku me fëmijën.

Lidheni shiritin ngjitës në kyçin e dorës se fëmijës duke vendosur anën që ngjitet nga jashtë. Merreni fëmijën për një shëtitje në ambientin e jashtëm dhe tregoni se ai mund t’i mbledhë gjërat që i pëlqejnë, si p.sh. petale të luleve apo gjethe me ngjyra, dhe t’i vendosë në ngjitës duke krijuar dhe dekoruar vetë byzylykun e tij/saj.