Dje, sot dhe nesër

Loja “Dje, sot dhe nesër“zhvillohet me qëllim të të kuptuarit të relacioneve dhe koncepteve kohore ”dje, sot dhe nesër”.

Për këtë lojë përdoren kartela në të cilat shënohen ditët e javës. Kartelat punohen me fleta me ngjyra, me kapëse për tharjen e rrobave apo edhe me ngjyra të drurit duke vendosur në to shkrime me ditët e javës.

Bisedoni me fëmijën për atë se çfarë keni bërë sot. Çfarë keni bërë dje? Çfarë do të bëni nesër? Këtë e bëni me qëllim që të shihni se si po i radhitë ngjarjet fëmija juaj.

Vendosen edhe disa tiketa apo kartela me numra për secilën ditë të javës.

Kërkoni nga fëmija që t’i thotë ditët e javës. Fëmija e zgjedh një kartelë me njërën ditë të javës; ju e lexoni dhe e pyesni se cila ditë e javës është: e para, e dyta, e treta? etj. Kështu këto vendosen tek numrat në radhë.

I përzieni kartelat dhe  kërkoni nga fëmija që ta zgjedhë një tiketë nga ditët e javës, ju e lexoni  p.sh.”sot është ditë e hënë” dhe pastaj e pyesni “Çfarë dite ishte dje? Po nesër cila ditë do të jetë?”.