Dhurata për edukatoren time (nëse fëmija juaj nuk shkon në kopsht, atëherë kjo dhuratë të jetë përsëri për 8 Marsin)
Materialet dhe mjetet: Letër, gërshërë, ngjitës, nëse nuk keni letra me ngjyra përdorni të bardha dhe pastaj ato mund t’i ngjyrosni apo zbukuroni.
Zhvillimi i aktivitetit: Harmonika nga letra punohet shumë lehtë, vetëm duke e kthyer letrën përpara e mbrapa dhe duke i treguar fëmijës se këtë mund ta përdorni edhe si flladitëse kur bëhet nxehtë në pranverë por edhe të krijoni buqetën e luleve të vërteta. Disa lule të punuara me letër i vendosni mbi buqetën prej letre sepse këto janë për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit(edukatores), lule këto që do t’i dhurojë fëmija juaj. Nëse fëmija juaj nuk është në kopsht, atëherë dhuroni këtë buqetë me lule tek një i afërm i juaji që është mësues dhe tregoni fëmijës që Dita e Mësuesit është e rëndësishme sepse mësuesit na mësojnë dhe na edukojnë.