Dita e tokës
Materialet dhe mjetet: brum, ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër, materiale të ndryshme.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot është dita e tokës. Festojeni ditën e tokës duke biseduar për rëndësinë e tokës, drunjve, si duhet ta mbajmë tokën pastër duke hedhur mbeturinat në vendin e duhur që toka të ofrojë të mirat e saj për të gjithë njerëzit dhe kafshët që jetojnë në to.
Dëgjojeni këtë këngë të shkurtër së bashku.
Formoni një sasi brumi, duke i shtuar një pjese të brumit ngjyrë të gjelbër dhe një pjese ngjyrë të kaltër, dhe së bashku me fëmijën formoni formën e tokës. Ofroni fëmijës edhe materiale të tjera nga natyra apo kuzhina. Lejojeni fëmijës të dekorojë dhe luajë sipas dëshirës, duke formuar pemë, lule apo çfarë t’i biej ndërmend.
Ju po ashtu mund të krijoni edhe një punim letre në formë të tokës. Preni një letër në formë rrethi, dhe pastaj preni letra të vogla me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër. Jepni fëmijës copat e letrës që t’i ngjisë në formë kolazhi për të krijuar formën e tokës. Kur të keni përfunduar bëni një vrimë në letrën në formë rrethi dhe vareni punimin në dritare.