Më e madhe, më e vogël
Vendosni mbi tavolinë ose në dysheme disa materiale me ngjyra; mund të jenë peshqirë, peceta, çorape, letra, të gjitha këto me madhësi të ndryshme, dhe afër tyre një tas me kapakë të shisheve ose pulla [kopsa] me madhësi të ndryshme, ose lodra të fëmijëve.
– Fëmijët le t’i vendosin kapakët, pullat ose lodrat sipas madhësisë në formën e duhur.
– Fëmijët mund edhe t’i rendisin kapakët ose pullat nga më e vogla tek më e madhja dhe anasjelltas.
– Fëmijët mund të krijojnë forma të ndryshme me kapakët ose pullat sipas madhësisë [lule të mëdha, lule të vogla, etj.; topa të mëdhenj, topa të vegjël, etj.]
– Fëmijët po ashtu mund t’i grupojnë kapakët, pullat ose lodrat e tyre sipas madhësisë.