Çfarë ka në qytetin tim?
Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, letër kartoni (me dimensione më të mëdha) laps, gërshërë, ngjyra etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: çfarë ka në qytet? Çfarë pëlqen më shumë në qytet? Si do të doje të ishte qyteti? etj.
Merret një letër e një formati më të madh ku do të vendosen objektet që punohen nga fëmija. Në letrat me ngjyra (apo edhe letra të bardha) vizatohen objektet ose ndërtesat të cilat fëmija ka vendosur t’i punojë, priten dhe me ngjitës vendosen në letrën e kartonit apo në një letër më të madhe. Gjatë punës bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: cilën ndërtesë apo objekt je duke e punuar? Sa kate është? Çfarë ngjyre ka? Cila ndërtesë apo objekt është para apo pas këtij objekti? P.sh., pas bibliotekës, cila ndërtesë është? A është mirë të kemi shumë ndërtesa? Ku do t’i vendosje lodrat e fëmijëve dhe parqet ku njerëzit pushojnë? etj.
Pasi të përfundojë fëmija punën, nxiteni të përshkruajë qytetin e tij/saj dhe gjithë punën që e ka bërë që qytetin ta paraqesë në letër.
Sipas dëshirës mund të pikturohet me ngjyra uji apo temper.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.