Rruga e paqes

Materialet dhe mjetet: kartonë të mëdhenj, një çarçaf i vjetër i bardhë ose mund të përdoren pllaka të qeramikës nëse ju gjenden në shtëpi. Do të keni nevojë edhe për materiale shtesë, varësisht se me çfarë materiali dëshironi të ndërtoni rrugën e paqes.
Zhvillimi i aktivitetit: Diskutoni fillimisht me fëmijën se pse është e rëndësishme që fëmija t’i respektojë të tjerët, të ndajë me ta, të njohë kulturën e tij/saj. Ju mund të vendosni që rruga e paqes të jetë një material tekstili i cili ndahet në pesë pjesë, që përfaqëson pesë ditët e javës, dhe të vendoset në një faqe muri përgjatë gjithë javës, kështu që fëmija mund të punojë në të kurdo që dëshiron.

Ndërkohë mund ta përgatisni në mjedisin e hapur, duke përdorur pllaka qeramike, apo në një pjesë rruge duke përdorur një shkumës për t’i kufizuar ditët. Në një rast të tillë, fëmija do të ketë mundësi që të zhvillojë edhe aktivitet fizik.

Një ide tjetër mund të jetë me balona, ku fëmija në secilën ditë përgatit një punim dhe e vendos balonën të lidhur diku në shtëpi. Në fund i bashkon të gjitha bashkë.

Prindër, ndihuni të lirë që rrugën e paqes ta krijoni në mënyra sa më kreative.