Unë jam piktori i së ardhmes
Materialet dhe mjetet: Ngjitëse, fletë dhe laps me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e moshës 3-4 vjeç janë në fillimet e aftësive të vizatimit. Çfarëdo aftësie që kanë në vizatim ne duhet t’i përkrahim në mënyrë që të motivohen të vazhdojnë më pas me aftësi më të mira për vizatim.
Ju mjafton ta nxisni fëmijën tuaj që sot të bëjë disa vizatime të ndryshme, topin, gotën, malin, detin e çfarëdo që ka dëshirë.
Mbledhim disa vizatime të ditës së sotme dhe në një kënd të dhomës e përgatisim ekspozitën e fëmijës sonë. Ftoni në ekspozitë gjyshin, gjyshen apo edhe xhaxhain nëse e kanë shtëpinë afër dhe thoni familjarëve që ta pyesin fëmijën çfarë ka paraqitur në këtë vizatim, në mënyrë që fëmija të fitojë edhe aftësitë prezantuese përmes këtij aktiviteti.