Batanija pranverore

Zhvillimi i aktivitetit: Me siguri në shtëpi keni rroba që tashmë nuk i përdorni. Disa prej tyre që kanë ngjyra të ndryshme prisni në formën e luleve dhe ngjitini ose qepini në batanijën që zakonisht fëmija e përdor për të qëndruar në dysheme. Kjo është e tëra që ju prindër ose kujdestarë të dashur duhet të bëni. Me kaq keni krijuar një mundësi shumë të mirë që fëmija të luajë, të prekë, të tërheqë, të këpusë, të palosë, të vërejë, e të luajë me lulet në batanijen pranverore. Ju mund ta shoqëroni në lojën e tij/saj duke i treguar për ngjyrën e lules, formën e saj, sa e butë është, etj.  Mos prisni që t’i kuptojë të gjitha. Ju sigurojmë që mjafton stimulimi dhe angazhimi që fëmija ka me lulet në batanijen e tij/saj pranverore.