Bartja e vezës

Loja “Bartja e vezës” zhvillon përqëndrimin, durimin për ta çuar punën deri në fund, kujdesin e ruajtjes së vezës për të mos e thyer. 

Loja është më mirë të zhvillohet në ambient të jashtëm, por në pamundësi mund të zhvilllohet edhe në ambient të brendshëm. Caktohet vija e nisjes dhe vija e arritjes duke vendosur ndonjë shkop apo thjesht ndonjë lodër si pika orientuese prej – deri. Merret një lugë dhe vendoset veza në lugë. Fëmija fillon të ecën duke e bartur vezën me lugë vetëm me njërën dorë.

Si lojë tjetër mund të përdoren vezë-lodra dhe lugë plastike sepse janë më të lehta dhe mund të mbahen në gojë por edhe loja tjetër edhe më sfiduese kur fëmija ia kalon vezën fëmijës tjetër pa i rënë në tokë.