Luhat arushin
Materialet dhe mjetet: një lodër e preferuar, kafshë e butë apo kukullë, një litar.
Zhvillimi i aktivitetit: Merreni fëmijën për shëtitje bashkë me lodrën e tij/saj të preferuar dhe një litar.
Lidhni njërin skaj të litarit rreth belit të lodrës së preferuar të fëmijës dhe skajin tjetër në degën e një peme. Lidheni në atë gjatësi sa lodra të jetë në lartësinë e fëmijës. Fëmija juaj do të argëtohet duke e luhatur lodrën e tij/saj të preferuar.
Aktivitetin mund ta bëni edhe brenda duke e gjetur një vend të përshtatshëm për të varur litarin.