Art me lëvozhgat e vezëve

Zhvillimi i aktivitetit: Është e rëndësishme që fëmijët e vegjël të kenë mundësi të luajnë dhe eksplorojnë me sa më shumë materiale të ndryshme. Sot jepni fëmijës tuaj mundësi të shoh se si ju mund ta bëni një punim arti me lëvozhgat e vezëve.

Fillimisht pastroni lëvozhgat e vezëve me ujë dhe shampon dhe lini të thahen.

Pastaj kërkoni nga fëmija që t’i thërrmojë lëvozhgat e vezëve duke i vendosur ato në një enë apo letër kuzhine dhe duke i shtypur me çekan kuzhine. Kjo pjesë do të jetë mjaft argëtuese për fëmijën. Pasi t’i ketë thërrmuar lëvozhgat fëmija, vendosni pak ngjitës në një letër. Mund ta vendosni ngjitësin në formë ovale që të duket sikurse vezë, dhe pastaj kërkoni fëmijës që t’i kapë thërrmijat e lëvozhgave me duar dhe t’i vendosë mbi letrën me ngjitës.

Nëse fëmija nuk dëshiron t’i marrë thërrmijat me duar, le ta përdorë një lugë.

Aktivitetin mund ta shikoni edhe në këtë video .