Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan pamjen fizike të shokëve, shoqeve (flokët, ngjyrën e syve), si reagojnë ata kur janë të gëzuar apo të mërzitur.
Materialet dhe mjetet: Pjate letre, penj me fije të trashë dhe me ngjyra, laps, ngjyra, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Pyesni fëmijën se si duken shokët/shoqet e tij/saj, si e kanë emrin, sa vjeç janë, t’i përshkruajnë se si duken flokët e tyre për nga ngjyra dhe gjatësia, ngjyra e syve, ushqimin që ata/ato pëlqejnë, lojën që e luajnë më shumë etj.
Merren pjatat e letrës (apo mund të merren edhe letra kartoni), vizatohet fytyra e shokut/shoqes, me penj modelohen flokët sipas ngjyrës së flokëve dhe gjatësisë. Me ngjyra ngjyrosen sytë, fytyra dhe buzët apo mund të përdoren edhe letra me ngjyra të tjera.
Pas përfundimit të punimeve, fëmija prezanton secilin punim, p.sh. “Kjo është shoqja ime Rrezja. Ka flokë të gjatë ngjyrë kafe, sy ngjyrë kafe. I pëlqen të ha më shumë qershi dhe i pëlqen loja me balona. Është shumë miqësore sepse luan me të gjithë dhe na ndihmon kur kemi nevojë etj.”