Erdhi koha e tregimit
Zhillimi i aktivitetit: Për fëmijët e vegjël, kur e dinë se çfarë të presin, i ndihmon shumë të ndjehen të sigurtë, të qetë dhe të kontrollojnë botën e tyre. Kjo arrihet me krijimin dhe ruajtjen e rutinave të përditshme në të njëjtin rend dhe në të njëjtën kohë çdo ditë, si për shembull: mund të bëni një shëtitje në mëngjes, pastaj ndërrim të pelenave e pastaj ushqimi, më pas pushim dhe pastaj vjen koha e tregimit. Në këndin tuaj të përbashkët të leximit, uluni dhe prisni që fëmija të vijë vetë aty tek ju. Lejojeni ta zgjedhë cilindo libër dhe tregojini një tregim ose ‘lexoni’ së bashku figurat. Lejojeni të përpiqet t’i kthejë vetë faqet e librit. Lejojeni të kthehet pas në tregim sa herë të dojë. Ndiqeni ritmin e tij/saj dhe kënaquni së bashku.