Mundësitë për të luajtur dhe mësuar

Cilët janë faktorët që prekin zhvillimin në fëmijërinë e hershme?

Loja është sjellje e brendshme, e lindur si një aftësi e madhe për të mësuar dhe zhvilluar. Ajo është e bazuar në proçeset e përditshme të jetës. Kudo në botë fëmijët luajnë vetëm dhe në grupe, luajnë në mënyrë aktive duke kuptuar dhe eksploruar mjedisin e tyre.

Fëmijët luajnë për shkak se loja është e bukur. Përmes lojës, qëniet njerëzore zbuluan, testuan dhe integruan idetë dhe zhvilluan aftësitë mendore dhe fizike.

Loja, si e strukturuar dhe e pastrukturuar, hedh themelet për zhvillimin e ardhshëm të aftësive të fëmijës për mësimin dhe jetën . Ajo i ndihmon fëmijët që:

  1. të zhvillojnë njohuritë e tyre, përvojën, kureshtjen dhe besimin.
  2. të mësojnë gjëra duke u përpjekur, të bëjnë krahasimin e rezultateve, duke bërë pyetje dhe duke u ndeshur me sfidat.
  3. të zhvillojnë aftësinë e gjuhës, të menduarit, planifikimin, organizimin dhe vendimmarrjen
  4. të forcojnë lidhjen me prindërit e saj / tij dhe kujdestarët

Kështu loja mund të ndikojë në zhvillimin e kompetencave sociale, inteligjencën, zhvillimin e gjuhës dhe krijimtarinë. Duke inkurajuar fëmijët të luajnë dhe të eksplorojnë ne i ndihmojmë fëmijët që të jenë gati për në shkollë.

Stimulimi, loja dhe të qënit i përfshirë në lojë me fëmijët e tjerë dhe me të rriturit është shumë e rëndësishme për fëmijët me vonesa të zhvillimit ose sëmundje kronike, të tillë si fëmijët me HIV.

Dihet prej shumë kohësh se fëmijët që janë të privuar nga loja humbasin mundësinë për të zhvilluar aftësi për gjatë gjithë jetës. Fëmijët kanë nevojë për një shumllojshmëri të materialeve të thjeshta që të luajnë dhe që janë të përshtatshme për fazën e tyre të zhvillimit dhe të të mësuarit.

Ujë, rërë, kuti kartoni, blloqe ndërtimi prej druri dhe kutitë me kapak janë po aq të mira për të lehtësuar lojën e fëmijëve dhe për të mësuar njësoj si lodrat e blera nga një dyqan. (Ju mund të gjeni informacion shtesë në modulin ” Arti i prindërimit”).

Fëmijët janë vazhdimisht në ndryshim dhe në zhvillim të aftësive të reja. Kujdestarët duhet ti njohin këto ndryshime dhe të ndjekin fëmijën në ecurinë e tij. Për sa kohë që fëmija është i mbrojtur nga rreziku, duke luftuar për të bërë diçka të re dhe të vështirë ky është një hap pozitiv në zhvillimin e fëmijës. Duke iu përgjigjur dhe inkurajuar fëmijët kjo do të ndihmojë në zhvillimin e tyre.

Loja është ngritur në statusin e një “të drejte” të mbrojtur në bazë të Konventës së OKB mbi të Drejtat e Fëmijës (Konventa për të drejtat e fëmijëve – neni 31), për shkak të rolit të saj thelbësor në zhvillimin e fëmijëve dhe për shkak të potencialit të saj si një mjet për të ndërtuar paqen.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*