Cilat janë fushat e zhvillimit?

Në vitet e fëmijërisë së hershme fëmijët nuk rriten vetëm në drejtim të peshës dhe të gjatësisë. Ata zhvillohen në fusha të ndryshme. Në përgjithësi këto fusha përfshijnë:

  • Zhvillimin fizik– përfshin mjeshtërimin e lëvizjes, të ekuilibrit dhe zhvillimin e aftësive për të përdorur muskujt e mëdhenj të trupit (p.sh ata që janë në shpinë dhe në këmbë dhe që janë të nevojshëm për të vrapuar, për t’u hedhur dhe për të ngjitur shkallët), dhe të muskujve të vegjël (p.sh muskujt që janë në gishta dhe që janë të nevojshëm për të kapur objekte të vogla ose për të mbajtur një laps), këto njihen gjerësisht si zhvillimi i madh motor dhe zhvillimi motor fin. 

  • Zhvillimi social dhe emocionalështë aftësia e fëmijës që të formojë dhe t’i mbajë mardhëniet e krijuara me të tjerët. Fëmijët e vegjël mësojnë që të bëjnë miq, marrin pjesë në grupet e lojës, tregojnë empati për të tjerët, bashkëpunojnë dhe kuptojnë konceptet e dhënies dhe marrjes, të së drejtës në një mardhënie dhe po ashtu të asaj që është e pranueshme dhe jo e pranueshme në një situatë shoqërore. Fëmijët zhvillojnë konfidencë, vetëvlerësim dhe kontroll të emocioneve.

  • Zhvillimi njohës i referohet aftësisë në rritje për të mësuar dhe menduar në shumë e shumë mënyra, gjithnjë e më të ndërlikuara. Në vitet e para fëmijët zhvillojnë kuriozitetin dhe mësojnë që të bëjnë pyetjet: “pse”, “kur” dhe “ku”. Hapësira e kujdesit të tyre rritet, ata mësojnë që të fokusohen në bërjen e detyrave dhe në zgjidhjen e problemeve, ata mësojnë që të njohin ngjyrat dhe të lexojnë gërmat dhe numrat.

  • Zhvillimi i komunikimit përfshin aftësinë për të kuptuar gjuhën dhe për të shprehur nevojat, mendimet dhe emocionet nëpërmjet fjalëve. Përgjatë viteve të para të fëmijërisë fëmijët kalojnë nga gugatja në të folurin e një ose dy fjalëve derisa thonë një fjali të plotë. Fëmijët mësojnë që të përshkruajnë eksperiencat e tyre, të flasin për të kaluarën, për të tashmen dhe për të ardhmen dhe të marrin pjesë në bashkëbisedim. Fëmijët zhvillojnë dashurinë për të dëgjuar histori dhe fillojnë që të lexojnë prej librave me përalla.

  • Aftësitë përshtatëse- i referohet aftësive zhvilluese të fëmijës për t’u përshtatur në ambjentin rrethues dhe për të rregulluar rutinën e përditshme. Në fund të viteve të para të fëmijërisë shumica e fëmijëve janë në gjendje që të vishen vetë, të hanë, të lahen, të lajnë dhëmbët e tyre dhe të shkojnë në tualet pa ndihmën e më të mëdhenjve. Ata mësojnë gjithashtu që të përdorin lugën dhe pirunin dhe të ushqehen vetë, ndihmojnë për të grumbulluar lodrat e tyre dhe librat dhe ndjekin rutinën e përditshme si p.sh të respektojnë kohën kur do të flenë, kur të luajnë dhe kur të ushqehen.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*