Materialet e nevojshme: Një paketë që mund ta gjeni në market
Zhvillimi i aktivitetit: Mjafton ta hipni fëmijën në paketë dhe të tregoni se destinacioni juaj në vazhdim është të shkoni në qytete të ndryshme. Imagjinata është shumë e bujshme kur e lidhim me lojën, kësaj radhe me trenin nga kartoni ju do të shëtisni shumë vende të botës me fëmijën tuaj.
Hipeni fëmijën në karton dhe ngrijeni duke shëtitur nëpër dhomë. Vendosni në tokë një objekt dhe ndaluni aty. Thoni fëmijës tuaj “tani jemi në Romë dhe po shohim koloseumin” dhe hapni në telefon disa foto që duken pamjet e Romës. Pastaj vazhdoni “eja të vazhdojmë të shkojmë në Paris, ja këtu e kemi Kullën e Parisit” dhe hapni telefonin dhe tregoni Kullën e Parisit në foto.
Vazhdoni rrugëtimin në këtë mënyrë duke i treguar fëmijës të gjitha vendet interesante të shteteve të ndryshme të botës përmes trenit në paketë, por jepni kohë që edhe vet fëmija juaj të kërkojë ndonjë vend ta shoh dhe ju dërgojeni me tren dhe duke i treguar fotot nga telefoni pasuroni imagjinatën e fëmijës suaj.