Materialet e nevojshme: Nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit
Aktiviteti: Mundohuni t’i kuptoni këngët e preferuara të fëmijës suaj. Zgjidhni të paktën tri këngët e preferuara dhe këndojini bashkë me fëmijën.
Shembull:
1. Ju duhet t’i tregoni fëmijës titullin e secilës këngë, në mënyrë që herën tjetër kur dëshiron të zgjedhë një këngë, fillimisht duhet ta thotë titullin e saj.
2. Kur ju lëshoni këngën, fëmija duhet të kujtojë titullin e asaj kënge.
Vazhdoni lojën përmes këngëve, në këtë mënyrë do t’i zhvilloni aftësitë e fëmijës duke filluar nga aftësitë gjuhësore dhe të komunikimit, deri tek stimulimi i kujtesës.