Drejt e në kosh

Materialet dhe mjetet: top i vogël, një shkop, tas, spango, ngjitës, gozhdë, çekan etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një shkop i trashë aq sa fëmija mund ta kapë në dorë. Një tas i vogël plastike shpohet me një gozhdë në mes për t’u kapur me shkopin  (në mungesë të çekanit dhe gozhdës, tasi i plastikës mund të lidhet për shkopin përmes spangos). Një top i vogël lidhet me spango me gjatësi një metër (apo edhe më gjatë sipas dëshirës) dhe përforcohet me ngjitës nga njëra anë, kurse në anën tjetër lidhet për shkopi poshtë tasit.

Loja luhet duke e hedhur topin lart dhe duke u përpjekur për ta pritur në kosh. Koshi duhet të mbahet drejt për të pritur topin dhe jo të lëshohet koshi anash.

 

 

 

 

 

 

Për ta realizuar këtë lojë mund të merret edhe shishe uji një-a-dylitërshe, duke ia prerë fundin e shishes. Si top mund të përdoret një top i bërë nga ndrydhja e letrave të lagura të cilat lihen që të thahen e më pas lidhen me spango tek pjesa e kapakut të shishes.