Qetësia shpirtërore

Zhvillimi i aktivitetit: Sot do t’ia mësoni fëmijës një mënyrë për ta qetësuar veten, kur është i mërzitur apo nervozuar. Ju mund të përdorni videon e platformës me joga, ose mund të mësoni së bashku me fëmijën një teknikë të relaksimit.

Për këtë, kutia e sotme do të ketë një zemër të madhe e cila duhet të zbukurohet sipas dëshirës së fëmijës. Zemra duhet të përmbajë një mesazh paqe për fëmijët e botës. Prindi e ndihmon fëmijën aty ku nevojitet. Materialet për ta zbukuruar do të varen nga produkti që keni zgjedhur për të bërë rrugën e paqes. Nëse është në tekstil mund të përdorni ngjyra uji ose vaji, apo edhe copa letrash me ngjyra. Po ashtu edhe nëse jeni duke përdorur karton dhe pllaka qeramike.