Libri i numrave magjikë
Materialet dhe mjetet: Letra me ngjyra (të bardha) A4, gërshërë, ngjitës letre, materiale të ndryshme (letër, revista, pulla, sende të ndryshme etj.).
Zhvillimi i aktivitetit: Fletat me ngjyra A4 ndahen përgjysmë dhe priten. Në secilën fletë vendosen numrat të marrë nëpër gazeta apo revista të ndryshme. Merren numrat (1-9) dhe priten. Në secilën fletë vendoset një numër (në mungesë të gjetjes së numrave mund të vizatohen dhe modelohen me materiale të ndryshme sipas dëshirës apo edhe vetëm të ngjyrosen). Për secilin numër duhet të vendosen sasi e sendeve apo materialeve të ndryshme që të bëhet lidhja e numrit me sasinë. Pasi të përfundojnë faqet e librit, në një fletë të bardhë fëmija vizaton kopertinën e librit të tij/saj sipas dëshirës, e ngjyros dhe e shënon emrin e tij /saj si autor/-e i/e librit.
Faqet e librit mund të punohen aq sa dëshiron fëmija të punojë për një kohë të caktuar, por që puna duhet të vazhdojë deri në përfundimin e librit. Kur të gjithë numrat të jenë punuar, prindi apo kujdestari e lidh librin, qoftë duke hapur vrima dhe duke e thurur me penj apo edhe me ngjitës.
Libra të tillë mund të punohen edhe për tema tjera që janë me interes për fëmijën.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.