Topi parashutë
Materialet dhe mjetet: një peshqir i madh apo batanije dhe topa të madhësive të ndryshme.
Zhvillimi i aktivitetit: Vendosni një top në mes të një çarçafi, batanije, peshqiri ose parashute. Fëmija juaj le t’i kapë dy cepat e peshqirit në njërën anë dhe ju dy cepat tjerë në anën tjetër. Nëse jeni më shumë njerëz, kërkoni që të gjithë të mbajnë skajet e materialit në mënyrë që topi të mos bjerë në tokë. Bëni që topi të rrotullohet duke ngritur njëherë një skaj të materialit e pastaj tjetrin. Provoni ta lëvizni materialin në forma të ndryshme për të bërë që topi që të ngritet në ajër duke mos e lënë të bie në tokë.
Në fund të lojës lëreni fëmijën të shtrihet mbi batanije duke u siguruar që koka e tij të mbetet jashtë batanijes (në dysheme), pastaj rrokulliseni atë së bashku me batanije duke e mbështjellë si rolladë. Pastaj kërkoni fëmijës që të rrokulliset në anën tjetër për ta hapur sërish batanijen.