Forca dhe lëvizja
Materialet dhe mjetet: shkopinj druri, shirita gome, kapak shisheje, topa pambuku etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari ndihmon fëmijën të lidhë me shirit gome pesë shkopinj druri në të dy skajet. Dy shkopinj lidhen vetëm në një anë me shirit gome. Pesë shkopinjtë e lidhur futen në mes të dy shkopinjve të tjerë dhe përforcohen me shirit gome për të mbajtur të lidhur katapultën. Një kapak shishesh ngjitet me ngjitës për katapultën si platformë nisjeje e topave të pambukut (topat mund të përgatiten edhe nga letra e kuzhinës).
Loja luhet duke e vendosur topin e pambukut në kapak dhe së bashku duke e shtypur poshtë nga ku hedhet topi i pambukut. Pasi të hedhen të gjithë topat, shikohet se cili top është hedhur më larg, pse është hedhur më larg etj.
Katapulta mund të ndërtohet edhe me sende të tjera dhe mund të luhet edhe në mënyra të tjera si në fotografitë e dhëna.