Çfarë është miqësia?

Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë, laps, gërshërë, ngjyra etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: cilët shokë apo shoqe i do më shumë? Çfarë pëlqen tek ta? Çfarë bëjnë shokët/shoqet për shokët/shoqet e tyre?

Pasi fëmija të japë mendimin e tij/saj, plotësoni duke i treguar se miqësi është kur ndihmojmë njëri-tjetrin, kur inkurajojmë, kur kujdesemi për njëri-tjetrin, tregojmë ndjeshmëri, demonstrojmë zemërgjerësi, argëtohemi e festojmë me njëri-tjetrin. Fjalët e bukura që përzgjedhim gëzojnë dhe i bëjnë të ndihen të veçantë dhe po ashtu edhe ai/ajo që i thotë ndihet shumë i kënaqur.

Merret një letër A4 dhe paloset në katër pjesë të barabarta. Prindi apo kujdestari vizaton trupin e një vajze dhe të një djali të kapur për dore dhe i pret. Fëmija në secilën figurë të prerë vizaton tiparet e një shoku a të një shoqeje duke ia vizatuar edhe rrobat që ata pëlqejnë më shumë t’i veshin. Varësisht nga numri i shokëve dhe shoqeve të fëmijës, përgatiten edhe figura të fëmijëve. Në fund, nga fëmijët formohet një rreth.

Mund të këndohen sipas dëshirës vargjet “Dorë për dore, kapur në rreth, buzëqesh dielli midis nesh. Për çdo ditë gëzim e lojë, le të rroj miqësia jonë

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.