Tregoni entuziazmin tuaj

Zhvillimi i aktivitetit: Sot ofrojini fëmijës tuaj një kuti kartoni të bërë si shtrat për foshnja. Ofroni afër kutisë-shtrat lodrat dhe veshje të ndryshme. Ju vendosni një veshje në shtrat dhe shikojeni fëmijën tuaj në sy dhe tregoni habi dhe kënaqësi.  Bëjeni të njëjtën gjë kur fëmija juaj vendosë diçka në shtratin prej kartoni [nuk ka rëndësi se çfarë vendosë aty]. Ndarja e kënaqësisë e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë se si të kuptojë se çfarë po ndodh në mjedisin përreth tij/saj. Kjo është gjithashtu një mënyrë perfekte për të nxitur aftësitë e koncentrimit  dhe po ashtu i tregon atij/asaj se ju jeni të vetëdijshëm për atë me të cilën po luan dhe se mund t’i shijoni gjërat së bashku.