Në dyqanin e luleve

Materialet dhe mjetet: Lule nga materiale të ndryshme (jo të gjalla), letra kartoni apo letra të thjeshta, laps, gërshërë etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merreni një lule të gjallë dhe një lule nga plastika dhe bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si e kanë emrin këto që i morëm? A janë të njëjta? Ku dallojnë mes vete? Ku i blejmë lulet e gjalla?

Merren fletë të thjeshta dhe vizatohen rrathë të ndryshëm me madhësi të ndryshme, dhe në të vizatohen numrat -monedhat euro. Në një kënd të dhomës improvizohet dyqani i luleve ku tek secila lule vendoset çmimi (nga 1 euro deri në 7 euro), të punuara me letra të thjeshta.

Luhet loja “ Në dyqanin e luleve”, ku rolet ndërrohen mes prindit/kujdestarit dhe fëmijës, nga shitës në blerës dhe anasjelltas.

Mirëdita!

Urdhëroni!

Sa kushtojnë këto lule?

Thotë, p.sh.: dy euro.

Prindi/kujdestari ia jep dhe fëmija shikon se a është numri i monedhës i njëjtë me numrin e çmimit të luleve etj.

Loja luhet derisa të shiten të gjitha lulet dhe duke i ndërruar rolet.