Malet me borë
Materialet dhe mjetet: kuti kartoni, mbajtëse vezësh, letra kartoni, letra me ngjyra, ngjitës, gërshërë, ngjyra uji etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret kutia e kartonit, hapet dhe së bashku me fëmijën vendoset se sa do të jetë hapësira e nevojshme për t’i vendosur malet. Mbajtësja e vezëve ndahet në aq sa dëshiron fëmija të ketë male dhe në cilat pjesë do t’i vendosë, duke hequr pjesët e panevojshme. Pasi të vendosen malet në vendet e dëshiruara, merren disa letra kartoni për të formuar male më të larta nga ato të mbajtëses së vezëve. Letra e kartonit apo, në mungesë të letrës së kartonit, letrat e thjeshta thyhen dhe kapen me ngjitës duke iu dhënë formën e konit. Pasi të vendosen malet në tokë (në kartonin e hapur për t’i vendosur malet), malet ngjyrosen me ngjyrë të bardhë nga lart.