Pinguini

Materialet dhe mjetet: letër, ngjyrë e zezë, pambuk.

Zhvillimi i aktivitetit: Të shprehurit e fëmijës përmes artit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kreativitetit të tij. Ju mund të prezantoni një model, mirëpo gjithmonë lejojini sa më shumë hapësirë fëmijës që të punojë sipas imagjinatës dhe dëshirës së vet. Pas ta keni bërë gati letrën dhe ngjyrën, fillimisht udhëzojeni fëmijën që ta ngjyrosë me ngjyrë të zezë një pjesë të letrës për ta krijuar trupin e pinguinit. Fëmija mund të ngjyrosë me brushë, me sfungjer, me gisht apo me dorë. Pastaj pasi të thahet ngjyra, lyeni me ngjitës pjesën e mesit të letrës së ngjyrosur dhe lejojeni fëmijën ta mbushë me pambuk.

Pastaj jepjani edhe pjesët e fytyrës dhe këmbëve që i keni prerë më herët për ta përfunduar pinguinin.