Ushqejmë ariun
Materialet dhe mjetet: letër, ngjitës, ngjyra, gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Vizatoni një formë ariu në letër të bardhë. Ngjiteni formën e vizatuar në një kuti apo karton. Bëni një hapje te goja e ariut, sikurse në foton e treguar. Preni letra në formë peshku, duke vizatuar në mes të letrës forma të ndryshme gjeometrike. Kërkojini fëmijës ta “ushqejë” ariun me peshk, duke gjetur se çfarë forma gjeometrike janë vizatuar në secilin “peshk”. Në vend të formave gjeometrike mund të përdorni ngjyra ose çfarëdo që dëshironi që të fokusoheni për të punuar me fëmijën. Nëse fëmija është më i vogël, le ta luaj vetë këtë lojë, e cila do t’i ndihmoj t’i koordinojë duart për ta vënë peshkun në gojën e ariut dhe të kënaqet sipas imagjinatës së tij.