Çfarë është e nxehtë e çfarë është e ftohtë?

Materialet dhe mjetet: dy  enë, dy balona dhe ujë. 

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën duke e pyetur: “Çfarë është e nxehtë? Çfarë është e ftohtë?”  etj. dhe luani lojën me fjalë “Kush është e nxehtë, kush është e ftohtë?”, p.sh. “Bora është…?”, dhe fëmija përgjigjet: “E ftohtë”. “Flaka është…?”, dhe fëmija përgjigjet: E nxehtë”. Kjo lojë luhet deri sa të shteren mendimet për objektet dhe dukuritë që njihen si të nxehta apo të ftohta.

Merren dy enë të madhësisë së njëjtë. Njëra mbushet me ujë të nxehtë (jo aq i nxehtë sa të mund të djegë por që është i përballueshëm nëse e fusim dorën në të) dhe tjetra enë mbushet me ujë të ftohtë. Një balonë (mundësisht) e kuqe dhe një (mundësisht) e kaltër. Balonat fryhen në mënyrë të barabartë. Balona e kaltër vendoset në enën me ujë të ftohtë dhe balona e kuqe në enën me ujë të nxehtë. Pyeteni fëmijën se çfarë ndodhi me balonën e kuqe (e cila rritet derisa nxehet) dhe çfarë ndodhi me balonën e kaltër (e cila tkurret ndërsa ajri brenda kondensohet.)

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.