Palpetat me forma
Materialet dhe mjetet: ujë, miell, vezë, vaj dhe një tigan.
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët më së shumti i duan palpetat, por kur i gatuajnë vet me udhëzimet tuaja atëherë për ta aktiviteti është edhe më interesant.
Fillimisht i tregoni fëmijës si duhet ta përgatisë brumin e thjeshtë me vezë, qumësht dhe miell dhe pastaj lejojeni të provojë që të përgatisë vet. Më pas, pjekjen në zjarr e bëni bashkë, për të mos e rrezikuar fëmijën. Ariu punohet shumë thjeshtë në formë. Për ta bërë kokën na duhet një palpetë e rrumbullakët e madhe, për t’i bërë veshët na duhet një palpetë e vogël e rrumbullakët të cilën e presim në mes dhe fitojmë dy veshë. Më pas lejojeni fëmijën që me kreativitetin e vet t’i zbukurojë gojën, hundën dhe pjesët tjera.