Ndjej barin

Zhvillimi i aktivitetit: Dilni sot në oborr apo në park edhe nëse koha është e freskët apo me shi. Hiqni këpucët ose çorapet e foshnjës tuaj dhe lëreni ta ndiejë barin me gishtërinjtë e këmbëve. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për të shijuar lojën në natyrë me foshnjën tuaj. Nëse fëmija bën rezistencë dhe nuk e pëlqen, atëherë lëshojeni në bar pak më ngadalë. Lërini ta prekë me duar, në vend të këmbëve. Shikoni përreth mjedisit tuaj dhe shikoni se cilat struktura të tjera do të ishin interesante për t’i prekur foshnja juaj si rëra, boçat e pishës, gjethet, etj.