Krijoj orarin tim ditor të ushqimit
Materialet: letër, karton, gërshërë, ngjyra.
Në karton ose letër të fortë ngjitni fotografi që përshkruajnë një fëmijë duke kryer një aktivitet rutinë. Si shembull ilustrues mund të jetë një fëmijë duke u veshur, duke pastruar dhëmbët, duke ngrënë darkë ose duke dëgjuar një tregim para gjumit.
Ndihmoni fëmijën tuaj që t’i vendosë kartat ashtu sic e ka rutinën e vet. Sigurohuni që të diskutoni konceptet e rutinës dhe sekuencës me të: “Çfarë bëni pasi të vini në shtëpi nga kopshti?” ose “A pastroheni pas darkës apo para darkës?”. Fokusohuni rreth rutinës së ngrënies së ushqimit në mënyrë që fëmija të parashikojë kur është koha e ushqimit. Këto fotografi mund t’i ngjitni në një vend të dukshëm dhe t’ia kujtoni fëmijës kur është koha për një aktivitet të caktuar.