I njoh sytë e tu
A mund fëmija juaj t’i identifikojë anëtarët e tjerë të familjes duke parë vetëm sytë ose një tipar tjetër të fytyrës?
Materialet: gërshërë, fotografi të portretit të anëtarëve të familjes duke përfshirë edhe atë të fëmijës.
Prisni me gërshërë tiparet e fytyrës të secilit anëtar të familjes (sytë, hundën dhe gojën. Mund të përdorni fotografitë që keni shfrytëzuar për “pemën e familjes”).
Ngjitini të gjitha palët e syve në një karton, të gjitha hundët në një tjetër, dhe gojët në një tjetër. Për secilën kartë, sfidoni fëmijën tuaj që ta identifikojë pronarin e tipareve të fytyrës. Për ta zgjatur këtë aktivitet, kërkoni nga fëmija të krijojë një person të ri duke përzier tiparet e fytyrës së një anëtari me tiparet e fytyrës së një anëtari tjetër për të krijuar fytyrë të re.