Mirupafshim dallëndyshe
Materialet dhe mjetet: Drunj të vegjël dhe barishte
Zhvillimi i aktivitetit: Zogjtë duket se janë pothuajse kudo ku shikoni në natyrë. Ju sot dilni me fëmijën jashtë për t’i shikuar zogjtë dhe nxitni imagjinatën e fëmijës duke i kërkuar të përshkruajë zogjtë, si p.sh.: çfarë ngjyre kanë, me çka ushqehen, ku jetojnë etj.
Për arsye të ndryshimeve në mot që ndodhin gjatë stinës së vjeshtës, shumë zogj shtegtojnë prej një vendi në vendin tjetër në kërkim të motit më të nxehtë, për të përballuar të ftohtin. Në ambient të jashtëm kërkojmë drunj të vegjël dhe të hollë. Pasi t’i mbledhim disa drunj, në një mënyrë tërthorazi i thurim drunjtë mes vete në mënyrë që të krijojmë një fole.