Veshjet sipas stinës
Materialet dhe mjetet: Rroba
Zhvillimi i aktivitetit: Nëpërmjet veshjes fëmija do të kuptoj ndërrimin e stinëve. Prindi e pyet fëmijën se: çfarë ke veshur sot? Fëmija emërton veshjet e tij, tregon ngjyrën e tyre dhe i numëron sa rroba i ka të veshura sot. Fëmija me ndihmën e prindit zëvendëson rrobat e verës me ato të vjeshtës dhe mundohet t’i palos ato në dollap. Pastaj lexojini fëmijës
Pastaj lexojini fëmijës suaj tregimin e poshtëshënuar.
Tregim: Si duhet të vishemi?
Kur erdhi stina e vjeshtës nëna dhe Rina rregulluan rrobat, kështu rrobat e verës duke i zëvendësuar me ato të stinës së vjeshtës. Nëna i tregoi Rinës se si duhet palosur rrobat. Rina dëshironte që të mbathte ende sandalet e saj. Rina nuk i dëgjoi këshillat e prindërve dhe i mbathi sandalet kur doli në parkun e lagjes të luante me shoqe. Papritmas filloi shiu dhe rruga u mbush me gropa të vogla me ujë. Sandalet i ngjiteshin në baltë, këmbët iu lagën dhe iu bënë akull të ftohta. Kur arriti në shtëpi Rina ishte lagur e tëra edhe pse i ndërroi rrobat më vonë ajo u sëmur.