Gjethet gazmore
Materialet dhe mjetet: Gjethe vjeshte dhe ngjitës
Zhvillimi i aktivitetit: Gjethet e stinës së vjeshtës i japin një pamje të mrekullueshme natyrës. Prindi/kujdestari së bashku me fëmijën mbledhin disa gjethe të rëna të stinës së vjeshtës në ambientin e jashtëm (oborri i shtëpisë, parku i lagjes, ose në hapësirat e gjelbëruara tjera). Gjethet e mbledhura i vendosim në ambientet e brendshme të shtëpisë/banesës (në dollap, mur, dekorojmë tavolinën dhe orenditë e tjera, etj). Për t’i shikuar gjatë gjithë kohës dhe për të ndjerë atmosferën e vjeshtës. Duke i vendosur fëmija gjethet, prindi insiston të bashkëbisedoj duke e pyetur për ngjyrën e gjetheve, pse bien gjethet, etj. Në fund të aktivitetit fëmija me këngën e preferuar të tij/saj vallëzon me gjethe në duar.